Lushtaku: “Malisheva fitoi me dy raste, neve nuk po na ndihmon as Zoti”

by admin
Spread the love

Malisheva ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Pas humbjes ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili theksoi se Malisheva ka fituar vetëm me dy raste dhe se as Zoti nuk po i ndihmon kuqezinjëve.

“Prej minutës së parë deri në fund të ndeshjes Malisheva ka pasur vetëm rastin e penalltisë dhe golin. Ne kemi pasur tri/katër raste në pjesën e parë, por kemi dominuar edhe tërë të dytë. Përveç problemeve financiare, shpinën na ka kthyer edhe fati por nuk po na ndihmon as Zoti. Këta djem kanë shfaqur një angazhim të madh, por është edhe gjynah se si pësuam humbje. Kam dyshim të penalltia, në të dytën dominuam ndeshjen por u dënuam në fund të ndeshjes”, tha Lushtaku.

You may also like