Lulzim Basha: Shqipëria në vendin e 105-të për korrupsionin, prandaj duhet vettingu në politikë

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, tregon se përse Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Ndërsa citon një raport të World Justice Project, për Treguesin e Korrupsionit në vitin 2021, kryedemokrati thotë se që vendi të mos jetë i pari në Evropë për përhapjen e kor*rupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe i dyti në botë për rryshfetin, është i nevojshëm vettingu i politikanëve.

Reagimi i Bashës në twitter:

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të kor*rupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe eleminon demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, shkruan Basha.

You may also like