Lulzim Basha nuk duron kritikën, Andi Bushati: Nuk më pranon në emision

by admin
Spread the love

Andi Bushati, ishte i ftuar në emisionin “Shock” në Euronews Albania, ka deklaruar se nuk e kanë ftuar në Top Channel kur do të shfaqet Lulzim Basha, sepse ky i fundit nuk pranon kritikë në emision.

Gazetarja: Ju do të jeni aty sot?

Andi Bushati:Jo nuk jam dhe mendoj se ka qenë zgjedhje e Bashës për të mos pranuar njerëz kritikë”.

Mbrëmjen e sotme, do të ketë një “përballje” në TV. Kryeministri Edi Rama do të jetë në 20:45 në emisionin “Të Paekspozuarit” përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Tela.

Ndërsa kreu i opozitës do të shfaqet në “Open” përballë Robert Rakipllarit dhe Enton Abilekaj. Edhe pse Bushati është analist i këtij emisioni, siç deklaron edhe vetë, është lënë jashtë.

You may also like