Lulzim Basha i mërzitur: Ditëlindja e thyer e PD nga ata që përçanë për interesat e tyre, dalim më të bashkuar

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur në hyrje të selisë së Partisë Demokratike, në nisje të festimeve në ditëlindjen e 31-të të kësaj partie.

Basha tha se kjo është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë partinë për interesat e tyre, Basha u shpreh i bindur de demokratët do të dalin më të bashkuar dhe më të vendosur.

Gëzuar 11 dhjetorin, ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha.

Demokratët sot janë të ndarë në dy kampe. Basha ka organizuar festën për ditëlindjen e 31-të në seli, ndërsa Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në stadiumin “Air Albania”.

You may also like