Lulzim Basha: Hera e parë në Shqipëri, Berisha po thërret protestë kundër partisë së tij

by admin
Spread the love

Lulzim Basha, ka reaguar pas pr**otestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij, në datën 8 Janar para selisë së PD.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë, shpallet i padëshiruar nga SHBA dhe po hera e parë në historinë e Shqipërisë që ai thërret një p*rotestë kundër partisë së tij.

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij-Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Komisioni i Rithemelimit dhe ish-kryeministri Sali Berisha, kanë lajmëruar protestë më 8 Janar para selisë së PD.

Në posterin e shpërndarë për pr*otestën, komisioni bëri me dije se protesta do të jetë kombëtare dhe qëllimi i saj është që selia e PD të mos kthehet “në bunkerin e pengut, por në shtëpinë e demokratëve”.

You may also like