LUKSEMBURG – Franca vendos ‘vijën e kuqe’ në negociatat për reformën e tregut të energjisë në BE

by admin
Spread the love

LUKSEMBURG, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Franca ka këmbëngulur se energjia bërthamore nuk mund të jetë në disavantazh në reformën e tregut të energjisë elektrike të Bashkimit Evropian, pasi ministrat e Energjisë të BE-së u përpoqën të thyejnë ngërçin sot gjatë negociatave në Luksemburg..

“Ne kemi një vijë të kuqe shumë të qartë”, tha ministrja franceze e Tranzicionit të Energjisë, Agnès Pannier-Runacher.

Reforma e planifikuar synon të mbrojë më mirë konsumatorët e BE-së nga luhatjet e mëdha të çmimeve të energjisë elektrike, si vitin e kaluar kur çmimet e energjisë u rritën përkohësisht pasi Rusia uli importet e karburantit në bllok.

Në qendër të përpjekjeve të reformës janë kontratat e reja afatgjata midis qeverive dhe prodhuesve të energjisë elektrike, sipas të cilave shteti do të ofronte mbështetje nëse çmimi i tregut bie nën një çmim të rënë dakord.

Kjo ka për qëllim të stimulojë prodhimin vendas të energjisë së gjelbër dhe bërthamore duke siguruar një kthim të investimeve.

Berlini është i shqetësuar se një dispozitë në rregulloren e re që lejon çmime të subvencionuara për centralet ekzistuese bërthamore mund të çrregullojë përfundimisht konkurrencën në BE në avantazh të vendeve me prodhim të madh të energjisë bërthamore si Franca.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like