Lukaku vazhdon të shqetësojë tek Interi, ja kur mund të kthehet sulmuesi belg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Romelu Lukaku vazhdon të jetë një nga mungesat më të mëdha të Interit në këtë moment të sezonit. Sulmuesi belg u dëmtua përpara derbit të Milanos dhe ka humbur disa sfida shumë të rëndësishme. Midis tyre edhe përballja e sotme ndaj Barcelonës.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Simone Inzaghi në konferencën për shtyp, ndërsa në Itali japin detaje edhe se kur mund të rikthehet belgu. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lukaku do të mungojë gjithashtu edhe në sfidën e radhës në Serie A ndaj Sassuolos, ndërsa Inzaghi kërkon ta ketë të paktën në stol në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës.

Megjithatë, shanset më të larta që Lukaku të jetë i gatshëm është java e 10-të e Serie A ku zikaltrit do të përballet me Salernitanën. Mjekët e Interit nga ana tjetër po bëjnë të pamundurën që Lukaku të jetë i gatshëm në Camp Nou, por shanset nuk janë të larta. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like