Lukaku udhëton drejt Belgjikës, stafi i kombëtares pret lojtarin për ta rikuperuar

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është larguar nga Italia në drejtim të vendlindjes me miratimin e klubit të Interit për të kryer terapinë pas dëmtimit muskulor. Sulmuesin e pret stafi i kombëtares së Belgjikës për ta trajtuar nga dëmtimi i radhës që pësoi pak ditë pasi u rikuperua nga dëmtimi i cili e mbajti jashtë për dy muaj.

Prioriteti i Lukakut në këtë fazë dëmtimi, është pjesëmarrja në Kupën e Botës. Rikthimi pas ndeshjes ndaj Sampdorias në fakt e ka alarmuar sulmuesin zikaltër nga këndvështrimi i Botërorit dhe për këtë arsye ai ka preferuar të përballet me mjekët e përfaqësueses Belge.

Stafi i trajnerit të Belgjikës Roberto Martinez foli për situatën e Lukakut. “Ne e vlerësojmë atë ditë pas ditë. Do të përpiqemi ta përgatisim sa më mirë.” – tha fizioterapisti Lieven Maesschalck.

Plani parashikon ende rikthimin në bazë për ndeshjet që presin Interin. Trajtimet e radhës për Lukakun janë planifikuar në ditët në vijim. 29-vjeçari do të rikthehet në Milano pas pak ditësh trajtimi në Belgjikë. /oversport.tv Foto: Inter Twitter

You may also like