Lukaku sakrifikon pagën që të kthehet te Interi, por i takon Chelsea të vendosë

by admin
Spread the love

Në kampin e Interit në këto ditë të nxehta vere flitet vetëm për një temë: rikthimi i Romelu Lukakut.

Pas takimit të drejtuesve zikaltër dhe avokatit të belgut, u gjet dakordësi sa i përket pagës së sulmuesit dhe tani topi kalon në fushën e Chelsea. Lukaku përfiton 12 milion euro aktualisht në Londër dhe kthimi në Itali do ti kushtojë reduktim të pagës deri në 7 milion euro, aq sa paguhej përpara se të transferohej sërisht te Chelsea.

Një sakrificë e propozuar nga vetë bomberi belg për tu rikthyer edhe njëherë protagonist pas ditëve të errëta te blutë e Londrës ku krisja me trajnerin Tuhel e la në stol për pjesën më të madhe të sezonit.

Ekziston edhe një klauzolë nga e cila Inter duhet të nxitojë të mbyllë marrveshjen brenda 30 qershorit sepse pas këtij afati, Romelu Lukaku do ti kushtojë 3-4 mln euro më shumë sipas asaj që quhet dekreti i rritjes. /Oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like