LUKAKU nuk e mban gojën, sulmuesi i Interit zbulon kush është trajneri i Belgjikës – Shqip

by admin
Spread the love

Belgjika ka zhgënjyer në Kupën e Botës dhe menjëherë pas u eliminuan nga kampionati botëror, Roberto Martinez ndau rrugët me kombëtaren. Pas largimit të teknikut tashmë prej javësh kanë nisur aludimet se kush mund të jetë zëvendësues I Martinez.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Romelu Lukaku është shprehur se trajneri i ardhshëm i “djajve të kuq” do të jetë ish-sulmuesi francez, Thierry Henry.

“Për mua, Henry është trajneri i ardhshëm i Belgjikës. Nuk ka dyshim. E them hapur, ai do të jetë trajneri i ardhshëm. Ai ka respektin e të gjithë lojtarëve, ai ka fituar gjithçka. Ai di të trajnojë, ai e di se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje. Ai e di, ekipi, liga, stafi. Për mua ai është trajneri ideal për kombëtaren tonë. Pastaj nuk e di se kë do të punësojnë.

Por nuk mendoj se Belgjika duhet të fillojë nga e para. Ky brez nuk ka fituar deri më tani, por ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për të fituar. Ai dëshiron të fitojë dhe nuk mendoj se federata do të marrë një trajner që dëshiron të ndryshojë gjithçka dhe të fillojë nga e para. Për mua, nuk ia vlen”, ka deklaruar sulmuesi i Interit.

You may also like