Lukaku mbetet vetëm një ide, Milani synon bomberin e Ajax

by admin
Spread the love

Ardhja e pronarëve të rinj do të bëjë shumë aktiv Milanin në merkaton e ardhshme. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Investcorp kanë hequr mënjanë 300 milionë euro për të përforcuar skuadrën gjatë kohës që do të drejtojnë atë.

Hipoteza Lukaku është e destinuar të mbetet një hipotezë, sepse klubi kuqezi duket se synon të përforcojë repartin e avancuar me të tjerë lojtarë.

Sebastien Haller i Ajax është kthyer në objektivin kryesor të “djallit” për repartin e avancuar. Kartoni i lojtarit vlen rreth 45 milionë euro dhe nëse Maldini merr miratimin nga drejtuesit e rinj, atëherë blerja e tij mund të quhet e mbyllur. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Facebook

You may also like