Lukaku e Werner me valixhet gati, Tuchel i vë syrin yllit të Bundesligës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me Lukakun dhe Timo Werner që kanë bërë gati valixhet për t’u larguar pronari i ri i Chelsea-t do të duhet të hidhet menjëherë në merkaton për të afruar sulmues, teksa emri i parë në listën e Thomas Tuchel është Christofer Nkunku.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Leipzig, duke shënuar 20 gola dhe asistuar 15 të tjerë në Bundesligë, teksa klubi gjerman është gati ta shesë kartonin e tij për një shifër prej 55-60 milionë eurosh.

Vetë Nkunku është rritur te Paris Saint Germain dhe do të dëshironte një rikthim në Francë, por rinovimi i Mbappesë i ka mbyllur hapësirat dhe një transferim te Chelsea do të ishte i mirëpritur.

Në ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e Chelsea-t të paraqiten me një ofertë zyrtare në klubin e Leipzig, teksa paratë për blerjen e tij mund të vijnë po nga Bundesliga, pasi Bayerni i Mynihut ka shfaqur interes për të marrë kartonin e Werner./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like