Luizi tejkalon limitet e lojës, nuk është në rregull sjellja e tij

by admin
Spread the love

Loja e dhënë nga Vëllai i Madh ditën e djeshme, ku vajzat nuk duhet të kishin komunikim me djemtë, ka shkaktuar debate të forta mes çiftit Luiz – Kiara, me këngëtarin që kërkoi me ngulm që partnerja e tij t’i fliste. Kjo gjë u diskutua edhe në spektaklin e sotëm, me vajzat që komentuan ngjarjen të parat.

Pas klipit të shfaqur nga Vëllai i Madh, fjalën e para e mori Kiara, e cila u shfaq e prekur. Më pas, kjo situatë u komentua edhe nga vajzat e tjera të shtëpisë.

Dea: Jam e ngarkuar pak tani sepse e pashë Kiarën në një situatë shumë të vështirë. E respektoj Kiarën që po e përballon mirë këtë situatë. E kuptoj që ndodhta kamerat dhe ia vështirojnë pak situatën, pasi mund të ketë gjëra që do t’i thotë dhe nuk i thotë dot. Nuk është në rregull sjellja e Luizit, vetëm për një lojë. Në momentin që një person përdor forcë fizike për ta bllokuar, për mendimin tim është gabim dhe është një formë dhune. Mendoj se Luizi nuk e ka menduar që ai po e bënte, por ai duhet ta harronte lojën për një moment dhe të bënte një hap pas.

Nita: Për mua nuk është rastësi që e kam parë Luizin që i tejkalon limitet e lojës. Këtë herë e pash sëish me një njeri që e do. E pash që i tejkaloi limitet dhe i hodha parfum, që ai dhe Armaldo të largoheshin. Akoma më shqetësuese ishte reagimi i banorëve që e cilësuan këtë gjë si normale. E kam fjaën për Kristin. Ne në këtë lojë, përfundimisht dështuam.

Eva: Unë mendoj që jam në anën e Luizit. Megjithëse ne kemi disa ngacmime, Luizi është lojtar pasionant dhe ai ishte i futur në atë gjë për momentin. Ishte e tepruar, por unë mendoj se nëse Luizi kërkon falje, Kiara duhet ta falë, nëse vërtetë e do aq shumë. Do kisha reaguar si Kiara nëse do isha në atë situatë.

You may also like