Luizi, mashtrues dhe manipulues. Nuk është njeri që e mban fjalën

by admin
Spread the love

Amor Zaharia, aktori i njohur shqiptar ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun në RTV Ora. Ish-banori i Big Brother VIP Albania i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Bylyku, e cila e ka ngacmuar me disa pyetje mjaft pikante rreth eksperiencës në këtë format.

Aktori tha se Luizi dhe Maestro ishin dy banorët më mashtrues tē këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, pasi ata kanë thënë për Amosin se ai ka probleme me alkoolin. Ndër të tjera, aktori tha se Luizi është edhe manipulues dhe se është një person që nuk e mban fjalën.

Pjesë nga intervista në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA:

Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mashtruesi?

Amos Zaharia: Më duhet të përmend dy, Luizi dhe Maestro, sepse të dy kanë thënë gjëra të pavërteta për mua, dhe një ndër to ishin problemet me alkoolin, të cilat unë nuk i kam.

Ester Bylyku: Po banori më manipulues?

Amos Zaharia: Padyshim që Luizi.

Ester Bylyku: Ke deklaruar që Luizi ka hyrë për të fituar Big Brother dhe jo Kiarën, ndryshe nga fjalët që ai ka thënë. Luizi tha se nëse ai fiton Kiarën, ka fituar Big Brother. A i qëndron akoma këtyre fjalëve?

Amos Zaharia: Absolutisht po, dhe ai e ka treguar edhe vet që synimi i ti është të fitojë Big Brother. Është betuar kushedi sa herë që po fitova Kiarën nuk më intereson fare kjo lojë, është betuar që kur të dalë ajo, do të dalë edhe ai. Njeriu nuk është fjala, por është vepra. Njeriu kuptohet nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë

You may also like