Luizi i treti, ja kush qëndron në vendin e parë

by admin
Spread the love

‘Big Brother VIP’ është kthyer pa diskutim në fenomen tashmë. Banorët e këtij edicioni janë për momentin personazhët më të dashur për shqiptarët, me këta të fundit që janë të ndarë në disa grupime e mbështesin konkurrentin e tyre të preferuar.

Së fundmi, është bërë edhe një renditje me 8 prej banorëve të këtij edicioni në rrjete sociale për këtë javë. Disa prej tyre kanë fituar shumë ndjekës, ndërsa një pjesë tjetër ka humbur shumë të tillë në rrjete sociale. kështu, ta nisim nga numri 8.

Në vend të fundit për këtë javë qëndron Tea Trifoni, e cila ka humbur 2 mijë ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’. Sakaq, në vendin e 7-të qëndron Dea Mishel, e cila brenda një jave ka humbur 1 mijë ndjekës.

Në vendin e 6-të qëndron aktori Amos Muji Zaharia, i cili para pak javësh humbi shumë ndjekës, ka filluar t’i rrisë sërish shifrat, teksa këtë javë ai ka fituar 100 ndjekës. Diola Dosti, ka arritur të fitojë 800 ndjekës më shumë këtë javë në Instagram, duke u renditur në vendin e 5-të.

Ndërkaq, edhe aktorja e njohur Olta Gixhari ka shtuar 6 mijë ndjekës në Instagram gjatë kësaj jave, duke u renditur në vendin e tretë. Në vendin e tretë dhe të dytë qëndrojnë çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, të cilët kanë shtuar rreth 20 mijë ndjekës gjatë kësaj jave. Në vend të parë për këtë javë qëndron Efi. Ajo ka fituar 21 mijë ndjekës më shumë për një javë në Instagram.

You may also like