Luizi dhe Kristi nuk i ndalin ngacmimet me njëri-tjetrin. Ja çfarë i shkruajnë njëri-tjetrit në Instagram (FOTO)

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe artisti Krist Aliaj ishin dy finalistët e e këtij edicioni të dytë të “Big Brother Vip Albania”. Dyshja kishin një marrëdhënie mjaft interesante brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa shpeshherë silleshin mirë me njëri-tjetrin, e disa herë ziheshin shumë keq.

Mirëpo mesa duket, dalja jashtë shtëpisë i ka afruar më shumë duke krijuar një miqësi të bukur. Dhe këtë gjë e tregojnë më së miri edhe komentet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

“Ndonjëherë në të bardhë”, ka shkruar ish-banori i BB VIP bashkëngjitur me dy pozat e postuara në “Instagram”-in e tij. Teksa këto fotografi kanë marrë mijëra pëlqime, e gjithë vëmendja shkon te komenti i fituesit të BB VIP 2, i cili shkroi: “Ku mi gjen këto pozicione aman”.

E mesa duket Kristi ka mësuar pak nga humori i Luizit pasi i rikujtoi foton e tij në karrige. “Ti më mësove, të kujtohet”, i kthen Kristi.

You may also like