Luis Suarez pranë rikthimit në shtëpi, zhvillon takim me presidentin e klubit

by admin
Spread the love

Luis Suarez është pranë rikthimit në shtëpi. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid mund të rikthehet te Nacional Montevideo klubi ku ka nisur edhe karrierën e tij.

Vetë presidenti i klubit ka udhëtuar drejt Spanjës për të biseduar rikthimin e mundshëm të Suarez në Uruguai. Pas takimit mes palëve presidenti i Nacional u shpreh se nga takimi doli më i lumtur se sa kur erdhi duke dhënë sinjale pozitive për këtë transferim.

Megjithatë për të vendosur mbi të ardhmen e tij Suarez do të presë edhe disa ditë. Të paktën kështu është shprehur presidenti i Nacional, Jose Fuentes i cili shtoi gjithashtu se familja e sulmuesit është e vendosur të rikthehet në Uruguai. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook

You may also like