Luis Suarez i zemëruar me Atleticon: Lamtumira mu komunikua një ditë para

by admin
Spread the love

Luis Suarez pak ditë më parë dha lamtumirën e tij përballë tifozëve të Atletico Madrid, por mënyra si u largua nuk i ka pëlqyer aspak. Uruguaiani foli për El Larguero, ku zbuloi edhe disa prapaskena se si iu komunikua largimi nga klubi madrilen.

“Do të më pëlqente të qëndroja te Atletico Madrid, është e vërtetë. Edhe sepse mu komunikua se duhet të largohem një ditë përpara se të jepja lamtumirën. Rafa Alique (drejtori i komunikimit të Atleticos), më tha një ditë përpara lamtumirës së duhet të përshëndetem.

Nuk dija asgjë. Jam 35 vjeç dhe po mendoja edhe për të ardhmen time. Ne zhvilluam një takim në dhjetorë dhe vendosëm të flisnim në shkurt. Më pas Alique më tha se do të largohesha dhe mendova me veten se të paktën dikush më tha diçka. Edhe ai ishte totalisht i surprizuar.

Tani dua që të shkoj në formë të mirë në Kupën e Botës dhe nuk do të mendoj aspak për paratë. Do të gjej një projekt të mirë në pikëpamjen sportive, me shumë gjasa në Europë edhe pse po marr shumë telefonata nga Meksika, Brazili dhe Argjentina”. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid, Facebook

You may also like