Luis Rubiales, ish-shefi i federatës së futbollit spanjoll përjashtohet për tre vite nga futbolli

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

Rubiales puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë.

Ai u ndalua përkohësisht nga FIFA, por fillimisht refuzoi të jepte dorëheqjen, përpara se të largohej përfundimisht në shtator.

Të hënën, FIFA njoftoi ndalimin tre-vjeçar për shkeljen e nenit 13 të kodit të saj disiplinor.

Rubiales, 46 vjeç, pretendoi se puthja në ceremoninë e prezantimit pas ndeshjes ishte “e dyanshme” dhe “konsensuale”, por Hermoso tha se nuk ishte konsensuale dhe paraqiti një ankesë ligjore.

Incidenti la në hije fitoren historike të Spanjës në Sydney, Australi.

Organizmi qeverisës botëror FIFA konfirmoi se rasti kishte të bënte me “ngjarjet që ndodhën gjatë finales së Kupës së Botës për Femra FIFA më 20 gusht 2023, për të cilat Rubiales ishte pezulluar përkohësisht për një periudhë fillestare prej 90 ditësh”.

“FIFA përsërit angazhimin e saj absolut për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të siguruar që rregullat bazë të sjelljes së denjë të respektohen”.

Muajin e kaluar, një seancë dëgjimore në gjykatën kombëtare në Madrid shqyrtoi një ankesë penale për sulm seksual dhe detyrim kundër Rubiales, të cilit më pas iu ndalua të shkonte brenda 200 metrave nga Hermoso.


Top Channel

You may also like