Luis Enrique: Nëse Botërori shkon keq largohem, nesër një festë në Katalonjë

by admin
Spread the love

Luis Enrique ka folur për mediat në prag të miqësores kundër Shqipërisë që do të luhet nesër në “RCDE Stadium” të Barcelonës. Kombëtarja spanjolle kthehet të luajë në Katalonjë pas 18 vitesh dhe tekniku pret që tifozët ta kthejnë në festë këtë miqësore.

“Mendoj se stadiumi nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtur në Barcelonë ka qenë në një finale olimpike dhe stadiumi ka qenë plot. Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë.

Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar.

Do të jetë një festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë.

Tani jam në një pozicion komod, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë në Botëror ju (gazetarët) do të filloni kritikat. Nëse gjërat shkojnë keq në Katar, do të largohem dhe nuk do të ndoshë asgjë.

Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”, ka thënë trajneri i Spanjës. / Oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol Twitter

You may also like