Luhet për Europën, sfida Fiorentina-Roma mbyll një javë magjike në Oversport

by admin
Spread the love

Java e 36-të e kampionatit italian në Oversport dhe Tibo do të mbyllet sot në mbrëmje në orën 20:45 me sfidën Fiorentina-Roma.

Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit të dyja skuadrat janë në garë për një vend në Kupat e Europës, prandaj përballja e sotme në “Artemio Franchi” premton spektakël.

Fiorentina ka humbur tre sfidat e fundit në kampionat dhe sot përballë Romës kërkon kthesën që të mbajë gjallë ëndrrën europiane.

Ndërsa Roma vjen shumë emotivuar në këtë sfidë, pasi pas 31 vitesh rikthehet në finalen e një kompeticioni europian. Falë fitores përballë Leicesterit në mesjavë, verdheblutë e Mourinhos kanë siguruar një vend në finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë.

Formacionet e mundshme

FIORENTINA (4-3-3): P. Terracciano; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Torreira, Amrabat, Duncan; Gonzalez, Cabral, Saponara.

ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Karsdorp, Veretout, Cristante, Viña; Lo. Pellegrini; Felix, Abraham.

You may also like