Luhet edhe në Kategorinë e Parë, sfida interesante në Peshkopi dhe Korçë

by admin
Spread the love

Do të luhen sot në orën 14:00 dy takime që do të mbyllin javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Në Korçë do të luhet sfida Maliqi-Tomori.

Vendasit synojnë ti largohen vendit të fundit në tabelën e klasifikimit, prandaj do të kërkojnë me ngulm tre pikët përballë miqve nga Berati, që duan të qëndrojnë në zonën e Play Off-it.

Korabi do të presë në shtëpi Pogradecin në sfidën tjetër të ditës së sotme. Dibranët synojnë ngjitjen direkte në elitë, prandaj do të mundohen të marrin fitoren në ndeshjen e sotme, që të ngushtojnë diferencën me dyshen kryesuese.

Miqtë nga Pogradeci nuk po zhvillojnë një sezon të mirë dhe kanë nevojë për pikë, që të largohen nga zona e ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore. / Oversport.tv

You may also like