Luftohet për vend të parë, ‘Ujqit’ paralajmërojnë atmosferë

by admin
Spread the love

Ferizaj apo Vushtrria, kush do të fitojë derbin e madh në stadiumin pas palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ndeshja luhet sot në orën 14.00, në kuadër të javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Luftohet për vend të parë, tifozët “Ujqit” paralajmërojnë atmosferë.

“Nesër (sot) klubi ynë i zemrës, FC Ferizaj zhvillon ndeshjen me të rëndësishme të sezonit, në garën për hyrje në Superligë.

Nesër (sot) është koha të bashkohemi i gjithë qyteti në mbështetje të djelmoshave tanë. Çdo lagje e çdo mahallë e qytetit ka vetëm një rrugë – drejtë stadiumit të qytetit.

Ndeshja fillon nga ora 14:00 ndërsa mbledhja e ‘Ujqve’ nga 13:00 para stadiumit të qytetit”, njoftojnë “Ultras Ujqit”. Ferizaj kryeson me 40 pikë, ka një pikë më shumë se Vushtrria.

You may also like