Luftimi i krimit e korrupsionit faktorë kyç për tërheqjen e investimeve, problem edhe dialogu me Serbinë

by admin
Spread the love

Niveli i lartë i krimit e korrupsionit në vend po i
frikëson investitorët potencial që kapitalin e tyre ta sjellin në Kosovës.

Prandaj vetëm duke treguar rezultatet në këtë
drejtim mund të binden investitorët e huaj për investime, i tha Ekonomia
Online, ish-drejtoi i Doganës Naim Huruglica.

Edhe pse thotë se Qeveria është duke krijuar kushte
për tërheqjen e investimeve të huaja, pohon se duhet punuar në reforma të politikave
e të administratës publike në mënyrë që Kosova të bëhet vend i përshtatshëm për
investime.

“Një ndër faktorët kryesor për me ardh një investitor i huaj në një
vend është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe ambientit të sigurt
që ata investitor mundem me gjet veten pa pas probleme. Mendoj që Qeveria ka
dhënë shenja që është duke e bërë këtë punë dhe faktikisht Kosova tash e ka një
imazh më të mirë në skenën ndërkombëtare se sa e ka pas në të kaluarën. Përpara
gjithmonë imazhet televizive ndërkombëtare e kanë qit Kosovën si një vend ku
është pos konfliktuoz, por ka krim, korrupsion e nuk ka ambient të mirë për
investime”.

“…kjo Qeveri së paku deri sot ka dëshmuar që imazhi është duke u
përmirësuar, por normal për të krijuar kushte për investime ajo është vetëm
faza e parë, domethënë imazhi është si letërnjoftim sa për me ardh me hy. Duhet
me vazhduar me punuar në reforma të politikave, reforma të administratës
publike me qëllim që kompanitë e huaja po edhe investitorët vendor me gjet
Kosovën si vend të përshtatshëm për investime”.

Huruglica më tej shtoi se investimet po i pengon edhe dialogu pa epilog me
Serbinë dhe mosnjohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE).

“Kjo nuk është e mjaftueshme përderisa ta kemi të hapur problemin me
Serbinë. Mosnjohja prej Serbisë edhe prej 5 vendeve të Bashkimit Evropian akoma
po i bënë hezitues kompanitë e huaja me ardh dhe me investuar në Kosovë sepse
ata po duan me pa a ka me qenë e ardhmja e Kosovës e sigurt në kuptimin si
shtet i formuar në tërësi. Realisht ka akoma shumë vend për me përmirësuar
procedurat, po nuk kam pa negacion, përmirësim është më mirë se sa ka qenë ta
zëmë para dy viteve”.

Tutje Huruglica thotë se në Kosovë normat tatimore janë më të ulëtat në
Evropë, gjë që mund të nxisë investimet, por vlerëson se non-stop janë të
nevojshme format të cilat shkojnë në përmirësimi të ambientit të të bërit
biznes.

“Kosova i ka normat më të ulëta tatimore në regjion, edhe te TVSh-ja
edhe tatimi në fitim, tatimi në korporatë Kosova është i vetmi vend në Evropë i
cili nuk merr tatim mbi dividendë. Dividenda është fitimi i aksionarëve. Sa i
përket normave i kemi më të ulëtat, kemi marrëveshje të tregtisë të lirë me
vendet e Bashkimit Evropian, me vendet e CEFTA-s që i mundëson eksport pa
detyrime”.

“Kosova  ka qenë diku e renditur tek vendi i 40, 45  prej Bankës
Botërore për të bërë biznes që është shumë mirë, është bukur lartë, por prapë
nuk mjafton. Duhet non-stop me bë reforma të cilat shkojnë në përmirësimi të
ambientit”.

Edhe Musa Limani, ish dekan i Fakultetit Ekonomik për Ekonomia Online thotë
se investitorëve duhet t’u ofrohet infrastrukturë, të luftohet ekonomia informale,
korrupsioni e familjarizimi.

Por sipas tij, asnjë Qeveri më parë e as Qeveria aktuale nuk po krijon
kushte për tërheqjen e investimeve të huaja veçmas të diasporës.

“Normalisht që po mos stabiliteti politik, stabiliteti ekonomik ka një
ndikim të veçantë në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe veçmas të
diasporës shqiptare. Këtu ne kemi një mangësi si shtet për arsye se as qeveritë
e më parëshme dhe unë nuk po e shoh tani edhe Qeverinë aktuale që krijon para
kushte dhe kushte për tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe veçmas të
diasporës”.

“Qeveria duhet të krijoj kushte, një prej atyre duhet të jetë e që garanton kapitalin e tyre, mandej do t’i liroj nga ngarkesat e politikave fiskale, duke filluar nga TVSh, doganat ose tatimi në pagë. T’i ofrojë infrastrukturë, mandej ta luftojnë ekonominë informale, korrupsionin, familjarizimin etj”.

You may also like