Luftë gjigantësh nga Premier League dhe Bundesliga për mesfushorin e Juventusin

by admin
Spread the love

Juventusi është me sytë nga merkato e janarit për të larguar lojtarët që mund të mbushin arkat e klubit bardhezi. Një prej emrave është edhe mesfushori amerikan, Weston McKennie i cili konsiderohet si një lojtar që do të sakrifikohet në këtë sesion merkatoje.

Në garë për të është futur fuqishëm klubi gjerman i Borussia Dortmund. Këta të fundit po mendojnë të përgatisin një ofertë në ditët e ardhshme dhe ta propozojnë te drejtuesit bardhezi.

Megjithatë, Dortmund nuk është i vetmi klub i interesuar për mesfushorit amerikan. Sipas asaj që raporton Daily Mail, për McKennie janë në garë edhe Chelsea, Manchester United, Aston Villa dhe Tottenham. /oversport.tv

You may also like