Lufta “vret” futbollin, ndërpritet përfundimisht kampionati ukrainas

by admin
Spread the love

Liga e futbollit ukrainase ka njoftuar përmes kanaleve të saj zyrtare vendimet që ka marrë gjatë mbledhjes së fundit të asamblesë së përgjithshme:

“Të gjitha klubet e Premier Ligës ukrainase kanë mbështetur vendimin për të ndërprerë sezonin 2021/22, sepse kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të shtyrjes së ligjit ushtarak në vend.

Klasifikimi i datës 24 shkurt 2022 do të jetë edhe klasifikimi përfundimtar i sezonit 2021/22, por nuk do të dorëzohet titulli kampion”.

Shakhtari ishte në vendin e parë në momentin e ndërprerjes me 2 pikë më shumë se Dinamo Kiev. / Oversport.tv

Foto: FC SHAKHTAR ENGLISH Twitter

You may also like