Lufta në Ukrainë, Zelensky kërkon ndihmë nga Zvicra: Do ishte mirë të bënit këtë lëvizje

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje qeverisë zvicerane që të ngrijë llogaritë bankare të të gjithë oligarkëve rusë. Presidenti ukrainas iu drejtua protestuesve kundër luftës në qytetin zviceran të Bernës në një transmetim të drejtpërdrejtë të dubluar në gjermanisht.

“Në bankat tuaja janë fondet e njerëzve që e nisën këtë luftë. Na ndihmoni t‘i luftojmë ata. Në mënyrë që fondet e tyre të ngrijnë… Do të ishte mirë që t’u hiqeshin ato privilegje”, u shpreh Zelensky

Protestuesit mund të dëgjoheshin duke e duartrokitur atë gjatë transmetimit televiziv nga kanali zviceran SRF.

Zelensky kritikoi konglomeratin shumëkombësh zviceran të ushqimit Nestle se nuk i ka ndërprerë ende lidhjet e biznesit me Rusinë.

You may also like