Lufta në Ukrainë, pas Britanisë së Madhe, Polonia dhe Republika Çeke marrin vendimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Polonia dhe Republika Çeke kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, sipas raporteve të së premtes. Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki tha se qeveria në Varshavë po hartonte një rezolutë që do të bllokonte aeroplanët rusë të operonin në hapësirën ajrore të Polonisë, sipas një raporti të Reuters.

Britania e ka ndaluar tashmë Aeroflot-in e Rusisë të fluturojë për në MB – një veprim që bëri që Rusia të kundërpërgjigjet me një ndalim të drejtpërdrejtë të British Airëays dhe duke bllokuar linjat ajrore britanike që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore ruse në tranzit drejt Azisë.

Moska ka premtuar se do t’i përgjigjet çdo sanksioni që Perëndimi do t’i vërë si rezultat i vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të nisur një ofensivë ushtarake në Ukrainë.

Lëvizjet mund të kufizojnë seriozisht aftësinë e linjave ajrore evropiane dhe ruse për të fluturuar në të gjithë kontinentin, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Azi.

Linjat ajrore evropiane tashmë janë të ndaluar të fluturojnë mbi Bjellorusi. Linjat ajrore ruse janë bllokuar përgjithmonë nga operimi në hapësirën ajrore të Ukrainës, ndërsa hapësira ajrore e vendit është mbyllur plotësisht që nga pushtimi rus.

Lexo lajme interesante

You may also like