“Lufta në Ukrainë, impakt në Ballkan” – Shqip

by admin
Spread the love

Analistët e historianët: E ardhmja, e pasigurt

Që pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, e ardhmja e demokracisë dhe lirisë nuk është e sigurt. Këtë tha ish-oficeri i CIA-s për Europën, Rolf Mowatt-Larssen në një diskutim të gjerë të mbajtur në Tiranë mbi ndikimin e luftës në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij kjo luftë tashmë nuk është vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Kjo është lufta jonë. Na duhet të gjejmë një qëllim më të madh, duhet të bashkohemi. Duket dramatike, por përcakton gjithçka që ndodh atje. Unë uroj që sa më shpejt t’i japim sa më shumë ndihmë dhe mbështetje Ukrainës.”

Sa i përket mundësisë për përdorimin e armëve bërthamore në këtë luftë, ish-oficeri i CIA-s renditi dy rrethana të cilat Putin mund ti marrë në konsideratë.

“Kjo mund të ndodhë nëse Rusia rrezikon të humbasë luftën dhe nëse Ukraina do rezultojë e suksesshme në marrjen e Krimesë.”

Në konferencë u diskutua edhe ndikimi i luftës në tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shtrojmë pyetjen ekzistencialiste, nëse i jepet prioritet Serbisë në politikën e SHBA në BP, a kontribuojmë në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit apo janë zgjidhje të përkohshme?”, tha Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

“Ndikimi i luftës duhet bërë shtysë që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë. Ti thuhet çfarë do bësh? Anëtarësimi sa më shpejt i Kosovës në NATO. Mjaft më”, u shpreh Arian Starova, president i Këshilli Atlantik të Shqipërisë.

Të tilla diskutime dhe sugjerime do të përçohen në SHBA përmes ish-oficerit i CIA.

Tv Klan

You may also like