Lufta në Ukrainë, FIFA mund të marrë vendim drastik kundër Rusisë

by admin
Spread the love

Këshilli i FIFA-s i cili po zhvillon mbledhjet e saj në Doha mund të marrin një vendim drastik për sa i përket Rusisë. Një nga pikat e rendit të ditës është ratifikimi i sanksioneve që byroja miratoi kundër Rusisë në fillim të muajit mars.

Megjithatë, sipas asaj që raporton AS, hapi tjetër i FIFA-s mund të jetë më drastik dhe pritet që Rusisë t’i hiqet anëtarësimi nga FIFA. Një ngjarje jo shumë e zakontë kjo në botën e futbollit, por jo e pamundur.

Më parë në vitet 1970, Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për politikën e saj të aparteidit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë vendim zyrtar, por gjithçka mund të ndodhë. Rusia nga ana tjetër edhe pse nuk beson se do të marrë një sanksion kaq të rëndë, mund të përjashtohet nga FIFA. /oversport.tv

Foto: FIFA Media, Twitter

You may also like