Lufta në Ukrainë, De Zerbi dhe stafi i tij ngujohen në hotel

by admin
Spread the love

“Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë mbyllur në hotel me shumicën e lojtarëve.

Në rrugë ka miliona njerëz të nisur për në Poloni. Në orën 5 të mëngjesit, stafi italian dëgjoi dy shpërthime të forta në zonën pranë hotelit”.

Këto janë përditësimet e reja për trajnerin De Zerbi dhe stafin e tij (tetë bashkëpunëtorë italianë), që mbërrijnë përmes profilit në Twitter të drejtorit Michele Crisciello, pas pushtimit rus të Ukrainës mbrëmë.

Nga sot, Shakhtar Donetsk i tyre nuk do të stërvitet më, ndeshja e së shtunës është shtyrë, ashtu si e gjithë Premierliga e Ukrainës, edhe aeroporti është i mbyllur. E pamundur, për momentin, të kthehen në Itali.

Ndërkohë, ka reaguar edhe klubi i njohur i Dinamos së Kievit me një mesazh në rrjetet sociale: “Ne jemi në tokën tonë, dhe nuk do t’ia japim askujt! E vërteta është pas nesh, fitorja është pas nesh!

Patjetër që do të fitojmë, dhe ukrainasit nga Uzhhorod në Luhansk, nga Chernihiv në Sevastopol do të krenohen se janë qytetarë të një shteti të madh të quajtur Ukrainë! LAVDI Ukrainës! LAVDI KOMBIT!

You may also like