Lufta në Gaza ishte “fitili”, si u përhap dhuna në Lindjen e Mesme (Foto) – Shqip

by admin
Spread the love

Prej Tetorit të vitit të shkuar e deri më tani në epiqendër të lajmeve ndërkombëtare është lufta në Gaza. Shumë ekspertë i shqetësohen faktit se ajo mund të nisë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. E që prej sulmit të 7 Tetorit, dhuna në Lindjen e Mesme është rritur dhe The Guardian na shpjegon me hartë se si kanë rrjedhur të gjitha ngjarjet.

TETOR 2023

7 Tetor e në vazhdim – Në jug të Izraelit, Hamasi ndërmori një sulm që vrau rreth 1200 qytetarë. Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan edhe me raketa qytetet izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj dhe në Gaza janë vrarë deri më tani mbi 26 mijë palestinezë. Nga ana tjetër, ka tensione edhe në kufirin me Libanin, pasi Izraeli dhe Hezbollahu herë pas here shkëmbejnë zjarr.

NËNTOR 2023

8-12 Nëntor – SHBA-ja sulmoi ndërtesat e Gardës Revolucionare të Iranit në provincën Deir ez-Zor në Siri.

19 Nëntor e në vazhdim – Vijojnë sulmet e grupit Houthi në Detin e Kuq si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të Izraelit në Gaza.

21 Nëntor – SHBA goditi militantët që mbështeten nga Irani në Irak si një përgjigje e sulmeve ndaj trupave amerikane.

DHJETOR 2023

25 Dhjetor – Gjenerali iranian, Sayyed Razi Mousavi, vritet në një sulm ajror nga Izraeli në Damask të Sirisë.

JANAR 2024

2 Janar – Shtatë militantë të Hamasit, duke përfshirë edhe drejtuesin e tyre, Saleh al-Arouri vriten në Bejrut të Libanit.

3 Janar – Bombardimet shënjestrojnë memorialin e Qassem Soleimanit.

4 Janar – SHBA vret me sulm ajror një udhëheqës të milicisë së mbështetur nga Irani në Bagdad të Irakut. Ai akuzohej se kishte lëshuar disa sulme kundër trupave amerikane.

12 Janar – Britania dhe SHBA-ja sulmojnë infrastrukturën e grupit Houthi në Jemen. SHBA i ka vazhduar sulmet edhe më 13 dhe 16 Janar, por deri tani nuk janë konfirmuar vendndodhjet e tyre.

15 Janar – Irani godet disa shënjestra që pretendonte se lidheshin me Izraelin në Erbil të Irakut.

15 Janar – Irani sulmon shënjestra që pretendon se janë të lidhura me Isis-K.

17 Janar – Irani sulmon shënjestra të dyshuara të lidhura me grupin militant Sunni në Balochistan të Pakistanit.

17 Janar – SHBA ndërmerr sulme të tjera ndaj grupit Houthi në Jemen.

18 Janar – Pakistani sulmon fshatin iranian dhe pretendon se strehonte një grup terrorist me origjinë nga Pakistani.

19 Janar – SHBA sulmon sërish grupin Houthi në territoret e saj në Jemen.

20 Janar – Një personel i SHBA-së u plagos nga një sulm me raketë në bazën ajrore Ain al-Asad në Irak. Sulmi pretendohet se është kryer nga Rezistenca Islamike në Irak.

23 Janar – SHBA sulmon 3 ndërtesa në Irak të dyshuara të përdorura nga milicia e mbështetur nga Irani.

27 Janar – Rezistenca Islamike në Irak sulmon me dron bazën ushtarake Kulla 22 në Jordani duke vrarë 3 ushtarë amerikanë.

29 Janar – Izraeli godet disa zona të lidhura me Iranin në periferi të Damaskut në Siri./tvklan.al

 

 

You may also like