Luan Baçi zbardh bisedën me Bashën: Më kërkoi dorëheqjen nga kryetar i PD në Fier, ja çfarë i komunikova

by admin
Spread the love

Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka rrëfyer detaje të tjera nga një takim 10 minuta në selinë e PD, ku Basha i ka kërkuar të japë dorëheqjen nga kryetar i degës së PD në Fier, gjë që deputeti e ka refuzuar.

Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Kryesisë së PD në Fier, Baçi u shpreh se ka kërkuar nga Basha që të mos komandojë emër tjetër pa pyetur më parë drejtuesit e PD atje.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar qoftë për komandim të X apo Y, apo për pezullimin tim. Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës”, tha Baçi.

Lajme interesante

You may also like