Luajti 90 minuta dhe shënoi golin e vetëm për Mallorcan – Vedat Muriqi nga më të mirët e ndeshjes, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ndalet me gola në kampionatin spanjoll.  

Megjithatë, goli i tij nuk i ndihmoi Mallorca-s, e cila pësoi humbje në Sevilla me rezultat 2:1 nga Betisi. 

Ai sërish shënon për Mallorca-n, është goli i dytë i tij në kampionat. 

Në minutën e 75-të, Muriqi shënon gol të bukur me kokë duke barazuar rezultatin 1:1. 

Një gol që çoi në këmbë tifozët e Mallorca-s, por nuk zgjati më shumë se 8 minuta. 

Moreno në minutën e 25-të shënoi për epërsin e parë të Betisit, kurse në minutën e 83-të, Willian Jose shënoi nga penalltia për t’i dhënë epilogun përfundimtar rezultatit – 2:1.

Sulmuesi shqiptar nga Kosova – Vedat Muriqi, ishte nga më të mirët në këtë ndeshje, ku edhe u vlerësua me notën e lartë – 7.3, nga ‘SofaScore’.

Betis përforcon vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Mallorca është në të 16-shin me 26 sosh. Muriqi u paraqit titullar, ndërsa u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 52-të.

You may also like