LSDM: VMRO e shtrenjtoi rrymën në kohën kur nuk kishte krizë energjetike

by admin
Spread the love




LSDM nëpërmjet një kumtese për media thonë se “VMRO-DPMNE e ka shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike”.
Nga LSDM thonë se VMRO ke ka hequr edhe tarifën e lirë ditore.

“Gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së. Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, VMRO-DPMNE e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e tyre përballhet me krizën energjetike, duke ndërmarë masat e nevojshme.

“Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


You may also like