LSDM: Politika e vetme e Mickoskit dhe VMRO-së është ajo e bllokadës

by admin
Spread the love

LSDM-ja e ka akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin, se ky i fundit më herët ishte kundër NATO-s, ndërsa tash është kundër BE-së.

Mickoski ishte kundër NATO-s, tani është kundër BE-së. E vetmja politikë e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së së tij është politika e bllokadës, izolimit dhe frenimit të proceseve që nënkuptojnë jetë më të mirë dhe integrim të shtetit. Mickoski ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe ishte i vetmi që nuk e përgëzoi pranimin e vendit në Aleancë. I njëjti Mickoski sot është kundër anëtarësimit në BE”. “Pasi dështoi ajo gënjeshtër, ai më vonë gënjeu se gjuha do të rrezikohej, se nuk do të quhej më maqedonase, kështu që pas nënshkrimit të Marrëveshjes me FRONTEX në gjuhën zyrtare maqedonase pa fusnota dhe shtesa, ai shpiku një diktat bullgar, të gjitha me qëllimin për të punuar kundër integrimit në BE… Blloku pro-evropian do të sigurojë anëtarësimin në BE, qytetarët tanë nuk e meritojnë të ulen sërish në dhomën e pritjes siç thotë vetë Mickoski se nëse duhet do të presim 10, 20 apo edhe 30 vjet”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

MARKETING




You may also like