LSDM: Po punojmë për rritjen e pagës minimale

by admin
Spread the love




LSDM-ja me anë të një komunikate ka thënë se po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara.

“Nëse më herët Sllaveski thoshte se paga minimale më e lartë do të thoshte kolaps për ekonominë vendase, tani thotë se kërkesa për rritjen e pagës minimale ishte joreale dhe e pajustifikuar. Sllaveski si kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit merr kompensim mujor prej rreth 35.000 denarë. Sllavevski merr gati tre paga minimale për të qenë krahu i djathtë i Danella Arsovskës për të vepruar kundër qytetarëve, dhe kundër punëtorëve. Për dallim nga partia e Sllaveskit, VMRO-DPMNE, e cila me vite e mbajti të ngrirë pagën minimale, LSDM-ja për më pak se pesë vjet e rriti pagën minimale për mbi 6 mijë denarë dhe do të vazhdojë ta rrisë. Bashkë me sindikatat, me punëdhënësit do të arrihet një marrëveshje dhe do të rritet paga minimale edhe këtë vit, sado që VMRO-DPMNE kundërshton”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.


You may also like