LSDM: Mickoski duhet të japë llogari për debakllin e tij politik

by admin
Spread the love




Skenare të ndryshme, pazare, akuza të ndërsjellta, hedhje përgjegjësish, këta janë tematikat e vetme që qytetarët po dëgjojnë ditët e fundit, nga partitë, posaçërisht nga partitë më të mëdha në pushtet. As njëra dhe as tjetra nuk kanë shumicë parlamentare, e ajo me të cilën po merren janë kërkimi i përgjegjësisë të njëra tjetrës, për krizën e thelluar në vend.

Partia maqedonase në pushtet, LSDM, thotë që Hristijan Mickoski duhet të japë llogari për siç e quajnë debaklin e tij politik, sepse thonë se u zbulua edhe një gënjeshtër e tij, se ka shumicë të re parlamentare.

“Nuk i doli Mickoskit me sukses ajo që e dëshironte: destabilizimi, kriza, kthimi pas, rrënimi i gjithëçkaje që është arritur lidhur me interesat strategjike në vend. I shtyrë verbërisht nga dëshira për pushtet me çdo kusht, ai u ul në tavolinë me ato që janë kundër NATO-s, BE-së, kundër Prespës, kundër marëdhënieve të mira ndërfqinjësore, kundër Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. /SHENJA/


You may also like