LSDM kundër Mickoskit për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love

LSDM nuk pajtohet me kërkesën e liderit të opozitës Hristijan Mickoski, për mbajtjen e zgjedhjeve të shpejta parlamentare.
Ata kanë thënë se partitë e shumicës parlamentare kanë fituar më tepër vota në këshillat e komunave, në krahasim me të gjitha partitë opozitare së bashku.
Nga LSDM thonë se partitë e shumicës parlamentare të cilët në zgjedhjet lokale dolën ndaras, në listat e këshilltarëve kanë fituar gjithsej 419 mijë vota, ndërsa e tërë opozita së bashku ka 400 mijë vota.
“LSDM dhe koalicioni qeveritar ka 664 këshilltarë, që është për 61 më tepër se sa vendet e këshilltarëve që kanë fituar VMRO-DPMNE dhe opozita”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, ku kanë shtuar se shumica parlamentare është stabile.

You may also like