LSDM: Doli në shesh gënjeshtra e Mickoskit, nuk ka shumicë të re parlamentare

by admin
Spread the love

LSDM-ja ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe liderin e saj, Hristijan Mickoski se me muaj ka gënjyer opinionin se i kanë numrat për shumicë të re parlamentare. Sipas tyre tani po shihet se bëhet fjalë për gënjeshtër.
Sipas LSDM-së, shumica e re parlamentare është stabile dhe në mënyrë të përgjegjshme shkon drejt të ardhmes së shtetit dhe popullit.
“Kjo shumicë parlamentare nuk vendos shtetin në rrezik dhe nuk do të votojë për zgjedhje të parakohshme kuvendare. Shumica do t’i përkushtohet reformave në mënyrë që shteti të vazhdojë përpara në zgjidhjen e problemeve nga pandemia dhe në luftën kundër krizës energjetike”, thonë nga LSDM.
Në fund ata shtojnë se nuk do ta lejojnë VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin ta rrezikojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të nisin zënka të reja me Greqinë dhe fqinjët tjerë.

You may also like