Lotito: Suksesi i Romës? Pas Juves, Lazio është skuadra që ka fituar më shumë

by admin
Spread the love

“A më jep stimuj fitorja e Romës në Conference League? Shoh gjithmonë situatën në shtëpinë time dhe jo se çfarë ndodh në shtëpinë e të tjerëve.

Stimujt e mi janë të tjera dhe bazohen në faktin që pas Juventusit, Lazio është skuadra që ka fituar më shumë se të gjithë të tjerët, 3 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa italiane.

Pastaj Lazio e ka mbyllur kampionatin gjithmonë në zonën e lartë të renditjes. Si bardhekaltër kemi një histori të mbushur me fitore dhe trofe shumë të rëndësishëm”, ka thënë presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duke mos i dhënë ndonjë rëndësi të madhe suksesit të rivalëve të qytetit në Conference League. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like