Lotito: Edhe sikur t’i dhuronim të gjitha biletat, stadiumi nuk do të ishte plot

by admin
Spread the love

Në ditën që feston ditëlindjen e tij të 65-të, Claudio Lotito ka dhënë një intervistë për radion zyrtare të Lazios, ku ka folur edhe për sezonin aktual:

“Ky është një kampionat shumë i luftuar, duhet të jemi të gjithë të kënaqur, nuk ka asgjë të sigurtë as në krye e as në fund të renditjes. Gjithçka është e hapur. Lazio gjithmonë ka luftuar për zonën e lartë të renditjes, ka qëndruar mes vendit të katërt, të pestë, maksimumi vendi i 7-të.

Gjithmonë kemi marrë pjesë në kompeticionet europiane prandaj nuk e kuptoj këtë sjellje armiqësore të tifozëve, që nuk ka kuptim.

Nuk ka lidhje me çmimin e biletave, e kuptoj edhe krizën ekonomike. Edhe sikur ti dhuronim të gjitha biletat stadiumi nuk do të ishte plot”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Lazios. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook

You may also like