Longo tregon të vërtetën e tij: Te Kukësi paguanin që të stërviteshin në ekipin e parë

by admin
Spread the love

Diego Longo u largua nga drejtimi i Kukësit pas përfundimit të sezonit, që rezultoi një dështim për skuadrën verilindore sepse e mbylli vitin pa trofe dhe pa siguruar një vend në Kupat e Europës.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tekniku italian rrëfen eksperiencën e tij në futbollin shqiptar dhe mes të tjerash pranon se ishte ai që kohë më parë u kishte thënë drejtuesve që nuk do të vazhdonte më në krye të klubit, edhe nëse arrihej Europa, ndaj nuk mërzitet që për largimin e tij u vendos para finales së Kupës së Shqipërisë.

Longo është dakord me deklaratat e Gjicit, që në klubin e Kukësit ka pasur dallaveraxhinj, teksa ka qenë vetë italiani që ia ka bërë të ditur këta njerëz. Në fund, ai zbulon edhe ngjarje tronditëse, teksa paguheshin deri në 2 mijë euro që një lojtar i ri të stërvitej në ekipin e parë dhe, sipas tij, kjo ishte absolutisht e papranueshme, duke bërë që të kishte shumë armiq në klub.

Në fund ai lë të hapur çdo mundësi rikthimi në futbollin shqiptar, edhe pse vetëm pak ekipe plotësojnë kushtet e tij. / Oversport.tv

You may also like