LONDËR – Qeveritë perëndimore bëjnë thirrje për armëpushim dhe diplomaci në Ukrainë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



LONDËR, 30 mars /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë kanë premtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën ndërsa kanë dënuar ashpër luftën e Rusisë ndaj fqinjit të saj.

“Ata i kërkuan edhe një herë presidentit rus Vladimir Putin që të pranonte një armëpushim, të ndalonte të gjitha armiqësitë, të tërhiqte ushtarët rusë nga Ukraina dhe të lejonte një zgjidhje diplomatike të krizës”, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, Steffen Hebestreit.

Udhëheqësit gjithashtu i bënë thirrje Putinit të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë dhe krijimin e korridoreve efektive humanitare të arratisjes, veçanërisht në Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar prej javësh.

Ata ranë dakord gjithashtu për të vazhduar zbatimin e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2022


You may also like