LONDËR – Marina Mbretërore sekuestron drogë me vlerë 21 milionë dollarë

by admin
Spread the love

LONDËR, 6 prill /ATSH-DPA/ – Marina Mbretërore ka sekuestruar drogë me vlerë 21 milionë dollarë, pasi kapi skafet e kontrabandës në Detin e Karaibeve.

Në dy operacione, ”HMS Trent” sekuestroi 200 kilogramë kokainë dhe droga të tjera.

Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se përgjimet tregojnë përkushtimin e Marinës për të “ndërprerë dhe çmontuar” trafikantët e drogës.

Detarët britanikë, marinsat mbretërorë dhe një ekip i Rojës Bregdetare të SHBA-së në ”HMS Trent” kapën një skaf kontrabandë menjëherë pas një vizite në port në ishullin e Martinikës.

Anija luftarake nisi varkat e shpejta detare, të pilotuara nga marinsat mbretërorë për të kapur skafin, për të kapur drogën dhe për të ndaluar ekuipazhin përpara se të binte  nata.

Më pak se 48 orë më vonë, ”HMS Trent” punoi me një avion patrullues të Rojës Bregdetare të SHBA për të gjurmuar dhe përgjuar një tjetër skaf.

Shapps tha se “këto përgjime demonstrojnë angazhimin e Marinës Mbretërore për të prishur dhe çmontuar operacionet e trafikantëve të drogës në të gjithë botën.Unë përgëzoj kompaninë e anijes për përpjekjet e tyre të paçmueshme për të mbajtur drogën ilegale jashtë rrugëve tona”.

“Niveli i bashkëpunimit midis Marinës Mbretërore, Rojës Bregdetare të SHBA dhe partnerëve të tjerë ka qenë i shkëlqyer dhe ka qenë kyç për të bërë të mundur këto konfiskime”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like