LONDËR – BM vendos ekstradimin e Assange në SHBA

by admin
Spread the love

LONDËR, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel ka nënshkruar sot një urdhër për ekstradimin e Julian Assange në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh, sipas Home Office.

“Më 17 qershor, pas shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Magjistraturës dhe Gjykata e Lartë, u urdhërua ekstradimi i Julian Assange në SHBA”, tha një zëdhënës i Home Office.

Assange ka të drejtë të apelojë brenda 14 ditësh.

Sipas zëdhënësit, gjykatat e Britanisë së Madhe nuk kanë konstatuar se ekstradimi i Assange në këtë rast mund të ishte shtypës, i padrejtë apo një abuzim i procesit.

“Ata nuk kanë konstatuar as që ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me të drejtat e tij njerëzore, duke përfshirë të drejtën e tij për një gjyq të drejtë dhe për lirinë e shprehjes, ndërsa në SHBA ai do të trajtohet siç duhet, duke përfshirë edhe shëndetin e tij”, tha zëdhënësi.

Aktivist australian rrezikon të vuajë një dënim shumë të rëndë në një burg amerikan për ndihmën që dha në shpërndarjen e dokumenteve konfidenciale nëpërmjet platformës online ”Wikileaks”, që përmbante gjithashtu informacione mbi krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like