LONDËR – BM siguron hedhjen e ndihmave ushqimore në Gaza përmes parashutave

by admin
Spread the love



LONDËR, 29 shkurt /ATSH-DPA/ – Jordania dhe Bahreini i kanë kërkuar Britanisë t’i furnizojë me parashuta për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta dhe Londra ka rënë dakord në parim, deklaroi ministria e Jashtme britanike.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të vazhdojmë të dërgojmë ndihma humanitare për ata që kanë më shumë nevojë”, shkroi ministria në X.

Ministria  postoi gjithashtu fotografi që tregojnë pakot duke u ngarkuar në një aeroplan.

Ushtria izraelite njoftoi se furnizimet me ndihma për banorët e Rripit jugor të Gazës ishin hedhur nga ajri në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe disa vende arabe gjatë ditëve të fundit.

Dëshmitarët okularë thanë se kutitë përmbanin oriz, makarona dhe fasule. Sipas burimeve palestineze, dërgesat ishin të koordinuara mes ushtrisë izraelite dhe disa vendeve arabe.

Megjithatë, duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Gaza, OKB-ja nuk po përjashton mundësinë e furnizimit ajror të më shumë se 2 milionë njerëzve.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKarakaçi: Mbi 2100 biznese të lidhur në tension 20 kV, plotësisht në treg të lirë


You may also like