Lojtari i Everton shpërthen ndaj kapitenit të Rusisë: Hesht bastard, do fshihesh në vrimë

by admin
Spread the love

Vitaliy Mykolenko nuk është përmbajtur ndaj futbollistit të kombëtares së Rusisë, kapitenit Artem Dzyuba. Shkak është bërë lufta që po bëhet në Ukrainë.

Lojtari i Everton, i cili bëri xhiron e internetit pas përqafimit me Zinchenko, është treguar i ashpër ndaj lojtarit rus, për shkak se nuk po mban asnjë qëndrim.

“Ndërkohë që ti bastardi Dzyuba hesht, bashkë me shokët e tu të poshtër të skuadrës, civilët vriten në Ukrainë.

Do të qëndrosh i fshehur në një vrimë për gjithë jetën tënde dhe më e rëndësishmja, për gjithë jetën e fëmijëve të tu. Jam shumë i lumtur që askush nuk do tua falë kurrë, bastardë”, shkruan Mykolenko në Insatgram.

You may also like