Lojtarë në karantinë dhe infektime të reja, klubi gjerman merr vendimin drastik

by admin
Spread the love

Leipzig në ankth.Ditët e fundit te skuadra gjermane është rritur numri i të infektuarve në skuadër dhe ky trend duket në rritje.

Me pesë lojtarë në karantinë (Orban, Poulsen, Simakan, Gulacsi, Novoa dhe gjithashtu trajneri Marsch), ndërsa sot anëtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Të martën klubi gjerman konfirmoi se seanca stërvitore është anuluar.

Klubi në faqen zyrtare bën të ditur se, të paktën deri më sot, ndeshja e kampionatit planifikuar për të premten kundër Union Berlin është në pikëpyetje.Në Gjermani, rastet e pozitivitetit të Covid-19 janë në rritje, dhe për këtë arsye tashmë takiemt Leipzig-Manchester City dhe Bayern Munich-Barcelona do të luhen pa tifozë.

You may also like