Lobimi rus në PD dhe financimi i partive, Celibashi: Sistem online për transparencën e burimit të të ardhurave të forcave politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se synon të digjitalizojë sistemin e raportimin të burimeve financuese të partive politike. Lajmi u dha gjatë konferencës së djeshme mes KQZ dhe Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (IDEA) dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit të Finlandës. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se ka ardhur koha të rregullohet financimi i forcave politike nga palë të treta.

“Ndryshimet e ligjit për financimin në thelb të kenë rritjen e monitorimit, kontrollit, etj. KQZ ka prezantuar objektivin për të digjitalizuar sistemin e raportimit të financimeve. Kjo rrit drejt për drejti transparencën. Ndryshimet duan kohë, buxhet e vullnet. Sistemi duhet të ofrojë mundësi të aksesohet e lexohet qartë raporti dhe të dhënat e tij. Ndryshimet duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave për financimin edhe nga palët e treta. Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online”, deklaroi kryekomisioneri i zgjedhjeve në vendin tonë.

Ky proces do të përfshijë 3 aspekte: procesin e raportimit (me të gjithë elementët) nga partitë dhe subjektet, procesin e auditimit dhe të vlerësimit nga KQZ dhe procesin e publikimit dhe aksesit nga subjekte të interesuar. Celibashi theksoi se KQZ ka nisur punën për dizejnimin e termave teknikë të kontrollit dhe auditimit të publikimit të të dhënave financuese të partive.

“Do të jenë 3 aspekte: procesi i raportimit nga partitë politike, marrja nga KQZ e raporteve dhe të publikimit dhe aksesit online. IDEA sot na jep një draft si ti realizojmë këto pika. Stafi i KQZ ka nisur prej kohësh nga puna për të dizejnuar termat teknikë të kontrollit dhe auditimit si dhe publikimit të të dhënave”, tha Celibashi.

Ky propozim erdhi pasi mediat amerikane u rikthyen sërish te lajmi se në Partinë Demokratike janë derdhur 500 mijë dollarë me qëllim që të lobohet në emër të Rusisë.

You may also like